Majlind Lazimi: Testi i solidaritetit ndaj koronavirusit!

547
Sigal

Nga Majlind Lazimi

Testi i solidaritetit ndaj koronavirusit!

Vendimi i fundit i qeverise per qerate nuk eshte nje zgjidhje ekonomike e llogjikshme. Eshte njelloj sikur te marresh leket nga nje xhep dhe ti fusesh ne xhepin tjeter. Pra, leket qe mund ti konsumonte nje “qeradhenes i vogel” le ti konsumojë nje “qerramarres i vogel”. Ndryshe do te ishte situata per bizneset e medha, sepse te dyja palet do te kishin mjaftueshem interes reciprok apo “dhjame” per te qene plotesisht solidar me njeri-tjetrin.

A duhet te kete nje kontribut financiar “solidariteti” te qeverise ne marredhenien kontraktuale mes qeramarresit dhe qeradhenesit te vogel. Mos te harrojme se nje pjese e mire qerradhenesve mund ta kene pagesen e qerase “pagen” e tyre te vetme nese jane te papunë. Pra, dhe ketu qeveria mund te bente diferencime. Qeveria te pakten te paguante 50% njeres pale dhe pastaj palet te ndanin kostot e 50% tjeter mes njerit-tjetrit.

Shqiptaret jane aq solidar dhe te njerezishem sa te merren vesh vete. Nuk kane nevoje ta kene qeverine gjykatese, duke dhene nje “vendim” te njeanshem.