Majko thumbon kryeministrin Rama: Ata që të solla në parti, ikën se u zunë me ty

619
Sigal

Kryeministri Edi Rama u shfaq dje entuziast, teksa filloi të ndante tesera partie në Tiranë për të rinjtë. Ai përzgjodhi ministrin Pandeli Majko për të dhënë teserën e parë. Por Majko, me të qeshur nuk mungoi të thumbonte edhe kryeministrin Rama, duke i thënë se të gjithë atyre, që ministri iu ka dhënë teserën e partisë janë zënë me kryeministrin Rama dhe janë larguar nga partia. Ja dialogu i kryeministrit Rama dhe ministrin Majko:

Rama: Këtë teserë të parë do e japë Majko, si i pari që është.

Majko: Unë nuk jam aq i mbarë, me thënë të drejtën, se atyre që iu kam dhënë këtë, janë zënë me këtë dhe kanë ikur nga partia. Hedhim dhe presim batuta në distancë, nuk është më i ri se mua ky, por ka qejf të thotë.

Rama: Se kush është më ri, ju mos u nisni nga ditëlindja, por nga pamja. Sot jam unë më i ri, por nesër do të jetë Pandi, se ai nuk ndryshon. Unë kam qenë ndryshe, jam ndryshe dhe do të bëhem ndryshe.