Majko: Shqipëria ka dështuar pa Reformën në Drejtësi

427
Ka përfunduar mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi. Deputeti socialist Pandeli Majko tha se shpreson që të ketë një reflektim të opozitës dhe të ulen për të diskutuar për një çështje kaq të rëndësishme. Sipas tij, nëse nuk mbyllet reforma, ne do jemi ndër vendet e dështuara. “Mbyllëm nenet tranzitore, na ka mbetur edhe një nen i rëndësishëm. Ne bashkë me ekspertët ndërkombëtarë jemi për një arkitekturë që është parë jo një herë por dy herë nga Venecias dhe sot u bënë disa propozime nga PD, që e fillojnë diskutimin nga e para
Sot PD ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai i mëparshmi. Shpresoj që kjo histori të marrë fund të hënën dhe shpresoj për një reflektim të fundit të kolegëve të opozitës. Nëse nuk e mbarojmë këtë, Shqipëria do futet te vendet e dështuara dhe do i mbyllen dyert. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit”, u shpreh Majko. Pak më herët, deputeti demokrat, njëherësh nënkryetar i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se “sot është diskutuar mbi procesin e ‘vetingut’ dhe personat që do të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Mazhoranca vazhdon t’i qëndrojë sistemit kompleks të reformës në drejtësi, që është kapja e drejtësisë”.
Sigal