Majko: Rama dhe Basha të ulen për marrëveshje, me Ramën mund të bësh sherr dhe më pas të jep të drejtë

676
Sigal

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, dje deklaroi se Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të ulen në dialog, për të arritur marrëveshje dhe jo për pazar. “Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të ulen jo për të bërë pazar, por për të nxjerrë Shqipërinë nga një qerthull”. Majko tha se dorëzimi i mandateve, sjell një precedent të rrezikshëm në Shqipëri. “Çfarë precedenti po hap Shqipëria? Nëse kemi këtë precedent që opozita nuk hyn në zgjedhje për X kryeministër, kthehet në model pastaj. Opozita duhet të pyesë veten se çfarë ndodh pas kësaj. Ja e morën pushtetin. Pas 6 muajsh dorëzojmë ne mandatet dhe themi nuk e duam këtë kryeministër. Mendoj se jemi klasë politike që po mbyll ciklin e vet dhe është e sigurt që në zgjedhjet që vijnë dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës. Prandaj është ky polarizim në këtë moment. Majko gjithashtu ka deklaruar se, Rama, ndryshe nga perceptimi publik se është një autokrat, i dëgjon njerëzit dhe ndodh që t’u japë edhe të drejtë. “Si mendoni ju, se na ul në rresht dhe ne të gjithë i themi “Po, shef”, “Si urdhëron, shef”? Duhet ta ndryshoni këtë perceptim. Me Edi Ramën bën sherr dhe ndodh që pas një jave të thotë që ke të drejtë”