Luzim Basha: Prokuroria ka prej 6 muajsh faktet ku vërtetohet pastërtia e PD-së

545
Sigal

Basha sapo ka lënë ambientet e Prokurorisë pasi ishte thirrur nga ky institucion ka hedhur poshtë akuzat e socialistëve lidhur më lobimet e tij në SHBA dhe ka deklaruar ,se në fakt Prokuroria, posedon përgjigjet prej 6 muajsh ku vërtetohet pastërtia e çdo drejtuesi të Partisë Demokratike. “Jemi thirrur sot në Prokurori për të dhënë informacion. Dua të bëj të qartë për të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur prej një viti e gjysmë bëhet mbi bazën e nenit 190 për plotësimin e formularëve të deklarimit në Komisioni Zyrtar i Zgjedhjeve. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat ka aktivizuar këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike. Ka 6 muaj që përgjigjet kanë ardhur nga SHBA ku vërtetojnë se asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj. Ndaj i kemi kërkuar Prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA. Sot jam njohur me këtë prononcim. Unë ju nxis t’i kërkoni Prokurorisë përgjigjet që kanë 6 muaj që kanë ardhur,” është shprehur Lulzim Basha.