Luzi takon komunitetin grek në Derviçan: Në 21 qeërshor të shprehim vullnetin tonë përmes votës

428
Kryetarja e KQZ, zj. Lefterije Luzi ka takuar komunitetin grek nëDerviçan të Gjirokastrës. Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve dhe aktiviteteve të drejtpërdrejta që Kryetarja e KQZ-së, po zhvillon në zonat e populluarame shumicë nga pakicat kombëtare, projekte të miratuara në Strategjinëe Edukimit Zgjedhor, për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, theksoi rëndësinë e votës, si një e drejtë e patjetërsueshme dhe individuale, e cila duhet të ushtrohet në mënyrë të fshehtë, të lirë dhe të barabartë.
Zonja Luzi tha se, “Çdo zgjedhës në datën 21 Qershor, duhet t’idrejtohet kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës,për të vendosur të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre dhe të zgjedhinatë që ata e mendojnë si alternativën më të mirë për ta”.Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi dhe Kryetarja e KQZ-së i’upërgjigj interesit të këtij komuniteti lidhur me aspekte të ndryshme tëprocesit zgjedhor, për zgjedhjet vendore të 21Qershorit. 
Takimet e drejtpërdrejta me zgjedhës të pakicave kombëtare kanë përqëllim informimin dhe sensibilizimin e këtyre komuniteteve mbiprocesin e votimit, nëpërmjet materialeve të prodhuara nga KQZ nëgjuhët respektive të pakicave, me informacionin e nevojshëm zgjedhor.Gjithashtu, Kryetarja e KQZ-së takoi komisionerë të KZAZ-ve nëGjirokastër, ku u njoh nga afër me ecurinë e përgatitjeve tëinfrastrukturës, për procesin zgjedhor të datës 21 Qershor.
Sigal