Lutfi Dervishi: Mbreti, qytetarët dhe ligji

232
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Frederiku i Madh i Gjermanisë po ndërtonte pallatin e tij në Potsdam, por pamjen e pallatit e prishte një mulli që ishte ndërtuar aty pranë. Megjithëse ju ofruan shumë para, pronari refuzoi të shiste mullirin. Për t’i dhënë drejtim punës në “vendngjarje” shkoi vetë Mbreti. Por sërish i zoti nuk u tund nga oferta e majme.
– Nëse nuk e shisni, unë do ta marr me forcë,- i tha Frederiku.
– Ju jeni sundimtari, – ja ktheu i zoti i mullirit, -por… ka ende ca gjyqtarë në Berlin.
Sot, kush viziton pallatin në Potsdam e sheh që mulliri është ende aty. Sigurisht nuk prodhon miell, por na gjeneron kujtime për traditën e drejtësisë…gjermane dhe ëndrra (jo në diell) për drejtësinë shqiptare.