Lulzim Basha: Sollëm një arritje të madhe, PD u bë më e fortë se kurrë

228
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar këtë pasdite me deputetët fitues të 25 prillit. Mësohet se, Basha ka thënë para deputetëve se pavarësisht vjedhjes së votës më të madhe në histori, ata sollën një arritje të madhe për partinë.

Kryedemokrati ka theksuar se do të luftojnë deri në fitore, duke shtuar se fushata e tyre nuk ka mbaruar.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë.

Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!

Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë, PD u bë më e forte se kurrë,” ka deklaruar Basha.