Lulzim Basha shkon në zyrën e Presidentit Nishani

476
Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Takimi ka vetëm pak minuta që ka nisur dhe ka ardhur menjëherë pas një mbledhje që Basha bëri në selinë blu me krerët e PD-së.

Takimi Nishani-Basha mësohet se ka në qendër të bisedimeve krizën politike ku është përfshirë vendi dhe gjetjen e rrugëve për të dalë.

Mbrëmjen e djeshme një takim me Presidentin Nishani e zhvilloi edhe kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta.

Edhe ky ka diskutuar me Nishanin gjetjen e rrugëve për daljen e vendit nga kriza politike.
Sigal