Lulzim Basha: Rruga drejt Evropës mbetet e bllokuar nga kriminelët e zgjedhjeve

440
Sigal

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, i bërë thirrje qytetarëve të jenë bashkë dhe ti japin dorën njëri-tjetrin sepse ka vetëm një rrugë dhe ajo është Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa.

“Rruga drejt Evropës mbetet e bllokuar, sepse në Evropë nuk shkohet me zgjedhje të vjedhura, me pa ndëshkueshmëri, drejtësi të kapur që mbron kriminelët dhe politikanët e korruptuar dhe mbyll sytë ndaj krimeve të tyre.

Edi Rama dhe klika e tij duhet ta dijë fare mirë se ne në këtë shesh dhe qindra mijë shqiptarë jemi garancia e vetme që luftojmë për vlerat e Evropës, luftojmë për Perëndimin. E sotmja është një marshim protsete kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama ik.

Kundër zgjedhjeve fallco, të blera e të diktuara nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje fallco në Shqiëpri. Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet fallco. Do ti japim mundësi cdo shqiptari të votojë pa frikën e krimit, pa frikën e oligarkëve në pushtet, pa përdhunuesin serial të zgjedhjeve në pushtet.

E sotmja nisi me të tjera dhunime. Masivisht banditë me uniformë shoqëruan qindra protestues në Tiranë, Shkodër e anembanë Shqipërisë. Policia e dhunuar nga krimi nuk bën detyrën e saj. Ajo hesht kur kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët.

Ja ku e kemi garancinë, marshimin më historik të protestës. Do të jemi të gjithë bashkë në këtë marshim të shpresës, marshimin e lirisë, marshimin e demokracisë, marshimin tonë kundër dhunës qeveritare, kundër krimit në pushtet dhe qeverisë së bërë njësh me krimin.” -deklaroi Basha para qytetarëve.