Lulzim Basha: Rama mburret për suksese imagjinare, qindra familje të Laçit, Fushë-Krujës përmbyten nga shiu

433
Sigal

Gazeta Telegraf/


Lulzim Basha, Kryetari
i Partisë Demokratike ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet në zonën e
Kurbinit, duke akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët. 

Në një deklaratë për
mediat ai thotë

“Nderkohe qe Edi Rama rrihte gjoksin per
suksese imagjinare, qindra familje te Lacit dhe Fushe-Krujes u lane ne meshire
te fatit”.

 

Keto jane investimet e Rilindjes: me shiun e
pare qytetet permbyten, shtepite e bizneset po ashtu. Qytetaret jane braktisur
nga kjo qeveri e papergjegjshme qe kujtohet per ta vetem per tju marre
voten. 


Fatkeqesisht permbytjet mbreme shkaktuan nje tjeter viktime, ashtu si edhe nje
vit me pare. Duke shprehur ngushellimet per familjen e Kol Menges qe humbi
jeten tragjikisht per shkak te permbytjeve, i bej thirrje qeverise te lere
propaganden dhe te marre ne dore situaten per te ndalur cdo fatkeqesi tjeter
dhe per tju ardhur ne ndihme banoreve te goditur.

​