Lulzim Basha: “Qeveria e re ka mungesë transparence dhe konflikt me opozitën”

543
Sigal

Grupi parlamentar i PD-së e ka propozuar në mbledhjen e djeshme përfaqësuesit e tij për në komisionet parlamentare që drejtohen nga opozita. Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare të komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo, kryetar i komisionit të Medias dhe Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i PD-së, Lulzim Basha sulmoi maxhorancën, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe frymë konfliktualiteti. “Ky është një fillim i mbrapshtë i qeverisë së re. Qeveria e re e nisi punën me konfliktualitet, mungesë të thellë transparence midis asaj që thuhet dhe bëhet.”- deklaroi Basha.  Lulzim Basha se PD-ja do të asistojë me të gjitha format ligjore të gjithë punonjësit e administratës, nëse do të shkarkohen pa të drejtë nga vendet e punës.”PD-ja do të asistojë me të gjitha format ligjore politike dhe çdo formë tjetër legjitime tek të gjithë ata që preken nga revanshi dhe nga fryma anti-institucionale e shprehur e premtuar dhe e konkretizuar me formën e turpshme, të rekrutimit të militantëve në faqen zyrtare të partisë së maxhorancës. Sigurisht, në këtë drejtim do t’i japim mbështetje të gjithë atyre qytetarëve, zonja dhe zotërinjve, të rejave dhe të rinjëve, që përfaqësojnë një investim publik të taksapaguesve shqiptarë dhe taksapaguesve të huaj, të BE-së dhe SHBA-ve. Një investim, i cili në vend që të zhbëhet për interesa apo teka militanteske të çohet edhe më tej. Kjo ishte një nga fushat kryesore ku Brukseli zyrtar besoj se u shpreh shumë qartë për të cilën, PD-jaka një qëndrim fare të qartë. Të mbështetet shërbimi civil, në thellohen reformat që e përmirësojnë atë, por jo fshesës në administratë”,- deklaroi Basha. Grupi parlamentar i PD-së, caktoi edhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare Oert Bylykbashi te Komisioni i Ligjeve, Flamur Noka te Siguria, Sherefedin Shehu tek Komisioni i Ekonomisë, Genc Ruli tek Bujqësia dhe Aldo Bumçi tek Komisioni i Jashtëm.