Lulzim Basha: Qëndrimi i kryeministrit Rama është i rrezikshëm

591
Sigal

Kryeministri Rama dje në intervistën e dhënë për ‘France 24’, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares në lidhje me lëndimin e Kasmit, madje as nuk e komentoi fare protestën e opozitës. “Mendoj, që është një lajm, që nuk duhet të zërë faqet e para të mediave ndërkombëtare. Opozita proteston në Shqipëri dhe ka një qeveri që është në fuqi. Unë kur flas në gjuhë të huaj nuk më pëlqen të flas për opozitën”, tha kryeministri Rama. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me plagosjen e kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi në protestën e opozitës. Basha theksoi se qëndrimi i Ramës për këtë rast nuk e meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare. Mes të tjerash Basha tha, se me këtë qëndrim, Rama po vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias. Paprekshmëria e jetës dhe lirisë së individit dhe liria e shprehjes janë vlera universale dhe themeli i sistemit demokratik perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën evropiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standardet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes. Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit evropian të Shqipërisë.