Lulzim Basha: Kriza politike te ne ka vetëm një mënyrë tejkalimi, një proces votimi të lirë politik e administrativ

409
Sigal

Sinkroni I plote midis PPE dhe Bundestagut

Kongresi PPE miratoi dokumentin me te mire te mundeshem, jo thjesht sepse konfirmoi nje te vertete te madhe, vertetesine e problemeve qe ka ngritur PD duke shprehur mbeshtetje te plote per pozicionin tone Europeist e ne mbrojtje te vlerave e demokracise, por edhe sepse mbeshtet e stimulon Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit, duke nenvizuar edhe menyrat e tejkalimit te krizes sone te thelle politike e institucionale.

Kriza politike te ne, qe ka ne baze te saje deformimin e votes se lire me kulm farsen e 30 Qershorit dhe e plotesuar nga kriminalizimi i institucioneve, kapja e tyre, mungesa e plote e kolonave kryesore te drejtesise, parlamenti antikushtetues etj, ka vetem nje menyre tejkalimi sic thuhet qarte edhe ne ate Rezolute te PPE, nje proces votimi te lire politik e administrativ si baze e ndryshimeve te metejshme pozitive per vendin, Rajonin e integrimin tone europian.

PPE dhe Bundestagu nuk mjaftohen vetem ne konstatime apo konkluzione te pergjitheshme, keto dokumenta kaq te rendesishme me dashamiresi e besim te ne, hyjne deri ne problemet reale duke dhene dhe mekanizmat konkrete te zgjidhjes.

Nqs kjo maxhorance do te vazhdoje te beje rolin e shurdhit e te qorrit duke shtyre me tej vendin drejt gremines, shqiptaret nuk kane cfare te presin me gjate, ata duhet te marrin ne dore vete fatet e tyre.