Lulzim Basha: Ja çfarë i thashë Ilir Metës në zyrë

506
Sigal

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë para mediave mbrëmjen e sotme ku ka bërë të ditur detaje nga biseda me Presidentin e Republikës Ilir Meta si dhe kushtin e panegociushëm.

Sipas kryedemokratit, PD dhe opozita e bashkuar nuk do të marrë pjesë në asnjë proces politik  pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë pëfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

“Sot presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur presidentit Meta në takimin e sotëm. PD dhe opozita e bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje. Nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma të çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë pëfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm për t’iu rikthyer proceseve politike”, u shpreh Lulzim Basha.