Lulzim Basha: Edi Rama, ti je i ikur!

475
Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu është drejtuar sot në veçanti të rinjve në gjithë vendi nga sheshi i protestës përpara Kryeministrisë. Ai i iu drejtua Kryeministrit me fjalët se “sjemi këtu për të të shpëtuar lëkurën, që të mos përfundosh si Duçja”, duke i sjellë në kujtesë Ramës, thënien e pedagogut Aurel Plasari.

Basha theksoi: Edi Rama, je i ikur” dhe nënvizoi sërish rëndësinë faktin se protesta ishte më paqesorja dhe më demokratikja që ishte zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

“Në këtë shesh, – tha Basha, – rinia e ka thënë fjalën e saj. Jam i përulur dhe i frymëzuar të dëgjoj të rinjtë në këtë shesh të artikulojnë me bindje atdhetare dhe me mençuri të jashtëzakonshme për të mos e lënë më Shqipërinë kështu siç ka qënë.

Kur e themi ne, është provokim. Kur e thotë rinië, është betim dhe do të bëhet realitet. Këtë na e tregon historia jonë. Kur një shoqëri e tërë e kërrusur në izolim e shtypje, u ngrit në kënbë nga rinia që pa përtej territ të zymtë, agimin e një dielli të rid he shprese të re të lirisë dhe demokracisë.

Sot, në një Shqipëri të kërrusur nga pasha e krimit, drogës, varfërisë dhe krimit të bërë njësh me qeverinë, do të ishte e pamundur të çoheshim kështu, në këtë lëvizje që është më e madhe se PD-ja, nëse nuk do t’i printe rinia, shpresa e vendit.

Deri para 31 ditësh dhe nganjëherë e deri tani, ky shesh ishet prona e tyre, por tani e tutje do të jetë prona e rinisë shqiptare për liri e barazi e konkurencë të ndershme.

Ja si ka filluar tërhiqet politika e krimit dhe të të triumfojë shpresa. Republika e re është vendi ku pushtetarët ulin kokën para qytetarit. Repulika e garanton këtë perms një pushteti ligjor funksional dhe e garanton këtë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sa më takon mua, 1/3 e kandidatëve të PD në zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jeni ju të rinjtë e të rejat shqiptare. Asgjë nuk ju mungon. Me këtë çiltërsi që keni demostruar, le ta dijë çdo shqiptar kudo se republika e re jo vetëm nuk do të ndalet por do të jetë realiteti i ri kudo ku frymon dhe flitet shqip.

Orën e parë të firmosjes së themelimit të republikës së re, në këtë shesh do të firmoset që në orën e para, anullimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Arsimi i ri publik do të jetë me tarifa të përballueshme.

Nuk e di sa kohë do të kemi në këtë çadër, shanset janë se nuk do të kemi dhe shumë, sepse e vejtra do të bjerë, korrupsioni do të dorëzohet dhe ajo që kemi këtu do të shpërndahet anekënd Shqipërisë si ëndrra më e bukur. Meritën e ka rinia shqiptare!
Sigal