Lulzim Basha: Edi Rama ka rritur ekonominë e tij, prandaj thotë se punët ecin mirë

440
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se ekonomia e vendit është katastrofë dhe për këtë ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë çeljes së fushatës në Krujë, Basha u shpreh se Rama nuk e kupton që gjendja ekonomike e qytetarëve është e keqe, pasi është rritur ekonomia e oligarkëve të Kryeministrit.

“Edi Rama ka një javë në fushatë dhe refuzon të flasë,r efuzion të japë llogari se ku janë 300 mijë vendet e punës që premton. Ekonomia katastrofë, papunësia është ulur këmbëkryq. Edi Rama prapë së prapë thotë ekonomia është rritur, populli nuk e kupton. Edi Rama e thotë sepse ekonomia me të vërtetë është rritur, por për njerëzit me të cilët po rri, por jo ekonomia e ndershme por ekonomia e drogës dhe e krimit. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës. Por kjo nuk është Shqipëria për ne”, tha Lulzim Basha ndër të tjera. 
Sigal