Lulzim Basha: Dështimi i hapjes në negociatave, përgjegjësi e Ramës!

427
Sigal

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka fajësuar Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për faktin që në 3 vitet e fundit Shqipërisë vazhdon ti refuzohet hapja e negociatave me BE.

Gjarë takimit me qytetarët e Fierit Basha theksoi se çdo shtet anëtar ka raportet për situatën në Shqipërinë, për krimin dhe korrupsionin, për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë. Sot Rama duhet ti kërkonte falje shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

“Një bandë që i thotë vetes qeveri e që nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës. Ka tre vite që hapja e negociatave është refuzuar. Çdo shtet anëtar ka raportet për situatën në Shqipërinë, për krimin dhe korrupsionin, për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë. Sot Rama duhet ti kërkonte falje shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë.

E mbani mend fare mirë besoj, një vit më parë hapi shampanjën për hapjen e negociatave. Qindra mijëra euro që hidhen në festa dhe orgjira qeveritare për të gënjyer shqiptarët. Ja ku jemi pas një viti, negociatat nuk janë hapur”.

“Vendi është pa Gjykatë Kushtetese dhe pa prokurori. I dinë këto të gjithë qytetarët shqiptarë, të djathtë e të majtë, i dinë të gjithë ata në Bruksel, edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Me gjendjen aktuale KE do të votojë kundër. Ky është një ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, Edi Ramën”.