Lulzim Basha: 35% e kandidaturave për deputetë të PD në 2017-ën, do të jenë prej të rinjve

407
Sigal

Në qytetin
Studenti

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në
bashkëbisedim mes të rinjve të FRPD-së në qytetin studenti në Tiranë, tha se
protesta e zhvilluar sot ka për qëllim ti kthejë lirinë, qeverisjes shqiptarëve
përmes fuqizimit të demokracisë. Kreu i PD premtoi se grupi i ardhshëm
parlamentar demokrat do të ketë 35% të tij rini, që do të zgjidhen lirisht nga
të rinjtë. “Dua t’u them se liria
fillon nga shtëpia jonë, nga liria për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin
tuaj, liria për të mos qenë servil i kryetarit, apo deputetit, për të qenë
vetvetja, forca më e madhe në PD. Të forcojmë demokracinë e brendshme, 35% e
kandidatëve për grupin e ardhshëm parlamentar të PD do të vijnë nga ju dhe ju
do të jeni ata që do t’i zgjidhni lirisht me votën tuaj, sipas aftësive të tyre
”,
deklaroi Basha para të rinjve. Sipas kreut të PD-së shqiptarët sot e presin një
mesazh nga të rinjtë, dhe ky mesazh është refuzimi i gjendjes së vendit, refuzojmë të jemi skllevër të një autokracie të veshur si
demokraci, të një ekonomie të kontrolluar nga pushteti dhe klientët e saj
”. Basha replikoi dhe me
Ramën, i cili protestën e të rinjve e quajti të nxitur nga partitë
.
Edhe sot kryeministri na kujtoi të lexojmë raporte. Populli nuk
jeton duke lexuar raporte dhe aq më pak raporte të porositura  e të
paguara që të zezën ta bëjnë të bardhë.