Luksi i zyrave/ 400 mijë euro ikin për mirëmbajtjen e kondicionerëve

30
Sigal

Institucionet janë vënë në radhë për luksin e kryeministrit Edi Rama. Dy vite më parë, një agjenci që bën tenderët shtetërorë, zhvilloi një procedurë me vlerë 270 mijë euro. Në 2021-shin ishte COVID-i nëpër këmbë, teksa Kryeministria kërkonte kondicionerë anti COVID. Tashmë vlera e tenderit ka shkuar në plot 400 mijë euro ku kërkohet të mirëmbahet ai rrjet i kondicionerëve në godinën ku qendron Rama. Këto procedura bëhen me shpejtësinë e dritës, vetëm e vetëm që numri një i qeverisë “mos të ftohet dhe djersitet”. Nëse për një punë publike, mall apo shërbim, procedurat zgjasin pafundësisht, për Ramën veprohet me shpejtësi.

Dokumenti i mësipërm, ështe shpallja e njoftimit të tenderit të mirëmbajtjes së kondicionerëve të Edi Ramës. “Objekti i procedurës së prokurimit është ‘shërbimi i mirëmbajtjes së sistemit të kondicionimit të ndërtesës së Kryeministrisë’”- thuhet në dokument, teksa autoriteti kontraktor është Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara, një institicion, që bën tenderet e mëdhenj dhe është në varësinë direkte të Ramës apo Agaçit. Fondi limit i kësaj procedure është 36.572.800 lekë, ose rreth 400 mijë euro me TVSH. Mësohet se procedura do të zhvillohet këto ditë të ftohta dhjetori, ndërsa bëhet fjalë për riparime dhe mirëmbajtje impiantesh.

 

Dy vite më parë, BoldNeës do të denonconte shpenzimet pafund të qeverisë për sistemin e kondicionimit në godinën kryeministrore. Në atë kohë fondi ka qenë 27,343,934 lekë, ndërsa tashmë plot 400 mijë euro. Pra, 130 mijë euro më shumë. “Nga hulumtimi i dokumenteve rezulton se Edi Rama kërkon rregullimin e sistemit të plotë të kondicionimit në mjediset e kryeministrisë. Kërkohet mirëmbajtja dhe sjellja termike e ndërtesës. Domosdoshmëria e mirëmbajtjes. Parimet e sigurisë të shëndetit. Kërkohet cilësi në ndikimin e zhvillimit të teknologjisë dhe, mirëmbajtja e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit të ndërtesës së Kryeministrisë në kontekstin e COVID-19”- thuhej në denoncimin e BoldNeës.al. Pra, kryeministri kërkonte që këto sisteme të parandalonin edhe Covidi-n! Sipërfaqet që janë trajtuar me kondicionim janë edhe zyrat me përcaktimin “zyrat Qëndrore të Kryeministrit”,

Në këtë tender morën pjesë 3 kompani, ose bashkime operatorësh. “Ecs Eco Climate Solution” & “Edmeli” ofruan 25.701.320 lekë, që ishin edhe fituesit. Por, “Gsm Klimare” & “Admir” ofruan 22.755.600 lekë dhe “Superior Group Klima” & “Leon Konstruksion” ofruan 23.839.200 lekë. Fituese, oferta më e lartë! Me rreth 50 milionë lekë të vjetra diferencë! Kësaj herë, do të jetë i njëjti fitues me oferën më të lartë.

Shpallja e njoftimit të Agjencisë së Prokurimeve për mirëmbajtjen e kondicionerëve të Edi Ramës