Luan Rama: Qeveria shqiptare kundër kushteve të Bundestagut gjerman

492
Sigal

Deklarata për media e Zv/kryetarit të LSI, Luan Rama.

Mirdita!
Jam në këtë konferencë për shtyp, për të ndarë një vlerësim politik me qytetarët shqiptarë përmes medias dhe të gjithë sistemit të komunikimit, pasi në vlerësimin e LSI është e pafalshme dhe është shfaqe flagrante dhe papërgjegjshmërie që vazhdon prej kohësh në qeverisjen e vendit, që ndërsa po bëhen gati 2 javë që nga kur Këshilli Europian nuk pranoi të çelë negociatat e Shqipërisë me BE me 17-18 tetor. Ndërkohë që ka një qëndrim të qartë dhe të prerë të rezolutës së miratuar nga Bundestagu dhe qeveria gjermane për kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të merituar çeljen e negociatave dhe nga ana tjetër kemi një mungesë totale përgjegjësie, kemi mungesë totale të reflektimit dhe të shfaqjes së seriozitetit që meriton e gjithë kjo situatë politike në vend.
Në fakt është e paprecedentë që ka një tendencë të theksuar për ta transferuar përgjegjësinë jashtë faktorëve dhe aktorëve qeverisës e politik shqiptar. Bundestagu gjerman dhe qeveria gjermane kanë miratuar një rezolutë, e cila do të duhej të ishte bërë axhenda e gjithë veprimit politik dhe qeverisë të Shqipërisë për përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave për në BE. S’po ndodh asgjë, asnjë reflektim, asnjë veprim konkret dhe ç ‘është më e keqja vazhdon të ketë sjellje provokative dhe të papërgjegjshme në kundërshti të plotë me frymën dhe me atë ç’ka shikojnë edhe kushtet e vëna nga Bundestagu.
Për të gjithë ata që e keqpërdorin qëndrimin gjerman, qëndrimin e kancelares Merkel, e cila në vigjilje dhe gjatë konferencës së KE, bëri përpjekje që të pranohej parimisht çelja e negociatave, por që në fakt ishte çelje negociatash pasi të plotësohen kushtet. Në këtë rezolutë thuhet parimisht: Shqipëria është në një krizë të rëndë politike! Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrim menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme.
Qartë, prerë me vullnet të plotë për të ndihmuar Shqipërinë, por edhe me mesazhin që qeveria e para, por para qeverisë kryeministri si përgjegjësi kryesor për të tërë procesin e integrimit europian e pastaj e gjithë klasa politike siç thotë rezoluta: Të veprojnë menjëherë përmes dialogut politik.
Çfarë presin, apo të dominuar prej interesash të tjerë që nuk kanë të bëjnë me integrimi europian të vendit, Kryeministri dhe qeveria e tij heshtin, sabotojnë, bllokojnë, provokojnë për të mos shkuar te dialogu politik, kjo është e qartë. Ndërkaq jo më larg se dje, mbrëmë, të gjithë kemi ndjekur qëndrimin e prezantimit që bëri, e nominuara për të ardhur Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, e cila përpara komisionit të jashtëm të senatit, është shprehur në mënyrë të qartë, që një nga prioritetet e saj do të jetë nxitja që udhëheqësit e vendit në Shqipëri të zgjidhin ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes se negociatave dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Janë qëndrime që përmbushin dhe plotësojnë në mënyrë komplementare njëri-tjetrin, janë qëndrime pro interesit të qytetarëve shqiptarë, pro interesave të Shqipërisë. Janë qëndrime që sjellin te ne mesazhin që e gjithë klasa politike duhet të reflektojë menjëherë, pa humbur asnjë sekond kohë, për tu ulur në dialogun politik dhe për të marrë me seriozitet përgjegjësitë e zgjidhjes së krizës duke përmbushur të gjitha kushtet që ka vendosur rezoluta e përbashkët e Bundestagut dhe e qeverisë federale të Gjermanisë. Çdo qëndrim tjetër jashtë kësaj kornize, jashtë kësaj platforme, jashtë këtyre detyrimeve është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë. Çdo lëvizje tjetër politike apo diplomatike, e dukshme ose jo, që nuk vjen në përputhje me këtë që thotë qëndrimi zyrtar i Bundestagut dhe qeverisë federale të Gjermanisë dhe qëndrimi i SHBA-ve është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë, prandaj ajo çfarë po ndodh që prej 2 javësh me këtë mungesë reflektimi, me këtë mungesë përgjegjshmërie, në thelb është një mesazh i qartë që kryeministri i Shqipërisë, që qeveria shqiptare, që mazhoranca produkt i votave të vjedhura që ka sjellë këtë produkt politik në atë mazhorancë fiktive. Nuk kanë vullnet, nuk kanë angazhim dhe nuk ndiejnë përgjegjësi për të bërë të paktën tani pasi e kanë zhbërë në 6 vjet me radhë duke e sabotuar procesin e integrimit europian të vendit, të bëjnë të paktën tani minimumin që është reflektimi dhe nisja e procesit të dialogut politik si hapi i parë i shfaqjes me përgjegjshmëri në përmbushje të detyrimeve që ka Shqipëria sepse më parë se sa të jenë kushte të vëna nga Bundestagu dhe nga qeveria gjermane ato janë detyrime të shtetit shqiptar, të klasës politike dhe mbi të gjitha janë detyrime për qeverinë shqiptare dhe natyrisht detyrime për popullin shqiptar. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim është një prioritet kombëtar, i pa negociueshëm, i pa tjetërsueshëm dhe që duhet punuar prej të gjithëve për të përmbushur këtë detyrim, këtë prioritet kombëtar. Çdo qasje tjetër e ndryshme nga kjo qasje është në kundërshti dhe në dëm të interesave kombëtare, në dëm të interesave europiane të vendit. Koha është sot, do të duhej të ishte bërë dje, pardje, do duhej të ishte bërë që në momentin e parë kur erdhën sinjalet që Shqipëria nuk do të merrte çeljen e negociatave por nuk u bë. Do duhej të ishte bërë të nesërmen e mbledhjes dhe të vendimit të Këshillit Europian dhe një Kryeministër I përgjegjshëm do të vinte dhe do të mblidhte edhe njëherë të gjitha strukturat qeverisëse, do të ftonte në dialog politik të gjithë faktorët dhe aktorët e përgjegjshëm politik dhe me ndikim të vendit, do të kërkonte ndjesë duke dhënë dorëheqjen dhe do të çeltë rrugën me përgjegjshmëri përmbushjes së kushteve si detyrim I Shqipërisë për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, mirë po përpjekja për të mashtruar dhe manipuluar opinionin, festat e bëra në 2016,2017 dhe në 2018 se Shqipëria I çeli negociatat, dekoratat e shpërndara nga Kryeministri për çeljen e negociatave në fakt të gjitha dolën një mashtrim I madh, sepse realiteti është krejt I ndryshëm nga ajo çfarë servir makina propagandistike e Kryeministrit. Jemi përballë një alternative dhe një rruge të vetme, integrimi Europian I Shqipërisë si prioritet kombëtar. Përmbushja e kushteve që parashikon rezoluta e Bundestagut dhe e qeverisë Gjermane janë në fakt platforma politike mbi të cilën duhet ecur për të bërë të mundur që Shqipëria të dalë përfundimisht nga ajo që është cilësuar me të drejtë edhe prej Bundestagut dhe qeverisë Gjermane, edhe prej Kancelares Merkel edhe prej partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe që është thënë qartë edhe në rezolutë ku, më lejoni të citoj thuhet në mënyrë tekstuale. Shqipëria është në një krizë të rëndë politike, kjo është këmbana e alarmit për ti thirrur mendjes dhe për tu ulur në tryezën e dialogut politik dhe për të filluar me plotësimin e kushteve, që nisin me vënien në punë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe me reformën zgjedhore të miratuar me konsensusin e të gjithëve faktorëve politikë dhe padyshim me praninë në të gjithë këtë proces të opozitës reale në këtë vend. Kushtet e tjera pastaj janë gjithashtu detyruese padashur ti numëroj të gjitha por janë të shkruara dhe të votuara nga Parlamenti Gjerman dhe ku aty është e specifikuar në mënyrë takstative detyrimi për të ndëshkuar të gjithë vjedhësit e votave që mbahen nën mbrojtje nga qëndrimet e papërgjegjshme të Kryeministrit. Rezoluta thotë gjithashtu që duhet krijuar Gjykata Kushtetuese që të shprehet për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qeshorit. Pra padashur të komentoj, për sa kohë pritet që të shprehet për legjitimitetin e zgjedhjeve Gjykata Kushtetuese do të thotë që ato nuk janë legjitime, deri sat ë ketë një vendim përfundimtar sipas autoritetit që I jep kushtetuta Gjykatës Kushtetuese dhe thotë rezoluta, pasi të jetë shprehur Gjykata të përsëriten zgjedhjet me ligjin e ri zgjedhor. Këto thotë rezoluta, këto kushte duhet të plotësojë Shqipëria për të merituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Këto kushte monitorojnë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe për sa kohë ne nuk reagojmë, për sa kohë nuk ndjejmë atë që është thënë qartë me shumë seriozitet dhe me vullnetin politik të Bundestagut dhe qeverisë Gjermane, që Shqipëria është në një krizë të rëndë politike atëherë çfarë po bëjmë, po punojmë në të kundërt të interesave europiane të Shqipërisë. Prandaj të nderuar qytetarë, të nderuar kolegë të angazhuar me përgjegjësi politike, të nderuar kolegë të medias fokusi duhet të jetë mbi këto kushte të rezolutës të Parlamentit dhe qeverisë Gjermane dhe kriteri I vlerësimit të angazhimit të çdo aktori dhe faktori politik ndaj interesave europiane të vendit është sa është I angazhuar për të përmbushur këto detyrime, të gjitha të tjerat janë demagogji, falsitet dhe hipokrizi. Çdo përpjekje për të ikur në shengen të stisur jashtë hapësirës Europiane, jashtë hapësirës shengen të Bashkimit Europian në fakt janë dëshmi e një kursi politik që I bie ndesh kursit integrues të proceseve në të cilat Shqipëria ka hyrë prej vullnetit të qytetarëve por që ka mbetur jashtë në fakt prej papërgjegjshmërisë të politikanëve.
Faleminderit.