Luan Rama publikon videon prekëse nga Vlora: Këtu mjerimi është më i trishtë se në vargjet e Migjenit!

173
Sigal

Drejtuesi i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Luan Rama ka vizituar sot lagjen “Partizani” në Vlorë. Përfaqësuesi i LSI ka ndarë në Facebook pamje nga situata në të cilën ndodhet kjo lagje, emiri i së cilës lidhet me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe është simbol i qytetit të Vlorës.

Pamjet prekëse nga Vlora tretojnë jetesën e një familje në këtë lagje, e cila thotë me dhimbje dhe lotë në sy se “nuk kanë bukë”. “Të më besosh, fëmijët kanë fjetur pa bukë, vetë kam fjetur pa bukë. Nuk kemi parë asnjë ndihmë nga bashkia. Çfarë të thotë nëna, kam shumë gjëra për të thënë, por kryesorja është uji dhe ushqimi edhe ambienti ku rri. Ku është parajsa në Vlorë? Është parajsë në Lungo Mare se këtu nuk është?”,- thotë e revoltuar një prej banorëve të kësaj lagje.

Lagja më e njohur në Vlorë sot është pa ujë dhe pa asnjë investim në infrastrukturë. Banorët e Vlorës thonë gjatë bisedës me Luan Ramën se nuk u ka mbetur asgjë tjetër veçse të ikin. “Jemi 500 metra larg bashkisë dhe nuk kemi ujë.  Vetëm në kohën e Enver Hoxhës kemi pasur ujë”,- thotë një banorë i kësaj lagjeje.  Qytetarët thonë se nga qeveria nuk kanë parë asnjë ndihmë dhe asnjë projekt konkret.  Dëshmitë e qytetarëve tregojnë se Vlora që ka deputet Kryeministrin Edi Rama është sot një nga qytetet më të varfra.