Luan Rama në Lusaka, takohet me kryetarin e grupit socialdemokrat të parlamentit austriak

485
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama që gjendet në Lusaka të Zambias në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë e 134-t të Unionit Ndërparlamentar Botëror ( IPU), pati dje një takim të veçantë me Andreas Schieder, kryetar i Grupit Socialdemokrat të parlamentit austriak, njëherësh edhe Kryetar i delegacionit të parlamentit austriak në Asamblenë e Përgjithshme të IPU. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini. 
Schieder pasi ka shprehur falënderime të përzemërta për z. Ilir Meta, një mik të mirë që prej mbi 20 vitesh, siç u shpreh ai, ka theksuar rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit mes parlamenteve të dy vendeve tona, dhe veçmas edhe mes grupit parlamentar të socialdemokratëve austriakë dhe grupit parlamentar të LSI-së. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, duke e falënderuar bashkëbiseduesin, ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit dypalësh, pasi ndihma austriake është shumë e rëndësishme në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Në këtë kontekst, bashkëpunimi mes dy partive tona dhe mes dy grupeve parlamentare mund të bëhet një model partneriteti e bashkëpunimi efikas. Austria ka qenë gjithnjë një mike e mirë e Shqipërisë, dhe për këtë ne ju jemi mirënjohës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.
Sigal