Luan Rama: KQZ është trupa kryesore që e groposi atë farsë që po bënte PS

494
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se votimet e 30 Qershorit ishin një turp jo vetëm për politikën shqiptare, por për të gjithë Shqipërinë. Rama tha se KQZ, ishte trupa kryesore që groposi farsën që donte të bënte Partia Socialiste.

“Çfarë u tha në raportin e OSBE/ODHIR, është konstatimi i paligjshmërisë së asaj farsë. Ajo evidentoi edhe rolin kreativ të KQZ-së. Nuk ka ndodhur asnjëherë që KQZ-ja të etiketohet kështu. Në rastin konkret KQZ është trupa kryesore që e groposi atë farsë që po bënte PS. Kjo që ka mbetur nga PS-ja, meqenëse nuk ka bërë kurrë zgjedhje në parti që kur ka ardhur Edi Rama, e bëri këtë gjë, 30 Qershorin, që është turpi i politikës dhe i gjithë Shqipërisë. 30 vjet pas komunizmit, bëhen zgjedhje më keq se në 1945”.