Luan Rama: FERMERËT E BRAKTISUR DHE QEVERIA KUNDËR TYRE …

208
Në Mursi të Konispolit:
FERMERËT E BRAKTISUR DHE QEVERIA KUNDËR TYRE …
Në Mursi, njësoj si në Xarrë dhe si në të gjithë bashkinë e Konispolit, fermerët janë të braktisur e të harruar.
Qeveria është kundër tyre, sepse për katër vjet me rradhë jo vetëm që askush nuk është kujtuar për ta, por edhe sepse politikat qeverisëse në thelb janë politika antipopullore e në dëm të interesave kombëtare.
Isha sot mes njerëzve të mirë të Mursisë e dëgjova nga ata për mungesat e theksuara në infrastrukturën e ujitjes së tokës, të rrjetit kullues, të rrugëve dhe me kryesorja; linja elektrike 10kv, tërësisht e amortizuar.
Problem i madh për të gjithë banorët e bashkisë së Konispolit është mungesa e infrastrukturës për grumbullimin, përpunimin dhe tregëtimin e agrumeve dhe të prodhimeve të tokës së tyre të begatë, trajnimi i fermerëve për balancën ushqimore, përdorimin e pesticideve etj.
Mungesa e subvencionimit për dëmet e shkatuara nga fatekeqësitë natyrore, është dëshmia më qartë e braktisjes nga qeveria, ndaj 25 prilli është dita e gjykimit dhe e ndëshkimit popullor të qeverisë shërbëtore e oligarkëve.
Sigal