Luan Rama, deputet i LSI: Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

655
Për Floidën dhe moshatarët e saj… Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!

Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën! Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga! Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjerë ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.

“E çuem grushtin për me luftue,
Ndër lufta t’reja, 
Dhe me fitue…”
Sigal