Luan Baçi: Qeveria dhe Subashi falimentojnë çdo biznes në Fier

263
Sigal

Kreu i PD-së, Fier, Luan Baçi

Plazhi i Semanit, i vlefshëm për banorët e zonës dhe qytetarët e Fierit, është edhe mundësi punësimi për ta. Kanë vite që investojnë  në këtë plazh  për të punuar gjatë stinës së verës, që të sigurojnë disa të ardhura për familjet e tyre dhe në këtë mënyrë sigurojnë dhe shërbim ndaj qytetarëve të Fierit për të vizituar këtë plazh shumë të veçantë. Çdo vit ka qenë me probleme të shumta, me mungesë uji, mungesë energjie, rrugë e dëmtuar, kontrolle tatimore të shtuara, si grabitës ordinerë, pasi në sezon, ka bum të ardhurash, sipas tyre dhe kujdesen për xhepat, e veta prej hajdutësh. Por ky vit, jo vetëm që i ka të gjitha këto problematika dhe akoma më të shtuara, por çështë më e keqja, është akoma i bllokuar dhe pa asnjë shpresë që banorët që kanë ndërtuar këto biznese, të fillojnë nga puna. Papërgjegjshmëria e Subashit të emëruar të bashkisë Fier, i ka lënë të izoluar. Problem shumë i madh, hapja e argjinaturës së kanalit kryesor, për shkarkimin e ujrave. Çdo vit ky veprim bëhej, në fillim të muajit maj, tani jemi ne mes të korrikut dhe vazhdon situata e bllokimit. Bashkia dhe Subashi, ia hedhin topin Ministrive, këto të fundit ju thonë e di Subashi. Tallje dhe gënjeshtra me dhjetra biznese, që kanë investuar lekët e tyre dhe jo vetëm kaq, por iu kanë marrë edhe detyrimet tatimore në bashki dhe pa turp, si të pafytyrë që janë, vazhdojnë  të mos reagojnë. Kanë ditë që këto biznese, i janë drejtuar, bashkisë, ministrisë, por askush nuk përgjigjet. Shikoni shkretëtirën, që është tani në plazhin e Semanit, braktisjen totale, që u ka bërë bashkia dhe qeveria  kësaj zone dhe këtyre banorëve. Bashkiakët hajdutë  dhe qeveritarët e korruptuar,  janë me xhepa plot dhe kanë ikur me pushime, në hotele relaksi dhe bizneset, në Seman dhe banorët e saj, presin që hajdutët bastardë, të stabilizojne situatën.