Luan Baçi, Kryetar i PD-së në Fier : 84 qytetarë të proceduar dhe terrorizuar nga policia e Kryeministrit. Policët përgjegjës do shkojnë para drejtësisë

436
Sigal

Në këto 6 vite opozitë PD dhe Kryetari Basha, kanë treguar se dinë të ndryshojnë, dinë të reflektojnë, mbi gabimet dhe, para se gjithash, të kuptojnë dhe të jenë pjesë e problemeve dhe halleve të qytetarëve

 

NOA

Terror i policisë së kryeministrit Rama, 84 qytetarë janë proceduar. Kemi databazë për të gjithë policët

Luan Baçi, kryetar i PD-së në Fier dhe ish-deputet në intervistën për gazetën “Telegraf” përshkruan terrorin dhe dhunën e policisë së Shtetit mbi qytetarët fierakë, pse ata protestojnë. Zoti Baçi thotë se policia i thërret qytetarët të paraqiten në Polici çdo datë që opozita proteston, duke i shantazhuar. Zoti Baçi pohon se kanë mbledhur databazë me çdo rast dhune të çdo polici dhe drejtuesi të policisë ndaj qytetarëve.

-Zoti Baçi, a janë ngritur padi nga policia për qytetarët fierakë që protestuan në Fier?

Nuk janë ngritur thjesht, padi nga policia, por ka pasur, arrestime, shoqërime, procedime, dhe dhune, psikologjike dhe fizike, ndaj qytetareve fierakë. Kjo ka filluar, qysh nga viti i kaluar qershor 2018, kur Rama, bëri një vizitë në Fier dhe qytetarë të shumtë fierakë, protestuan në qendër të Fierit, duke bërë që Rama, të bllokohet brenda hotel Fierit dhe të dalë nga dera e pasme, për të vajtur te takimi i parapërgatitur, të një farë panairi, pune, në një qytet ku papunësia është ulur këmbëkryq. Unë vete, jam proceduar penalisht, që nga kjo kohë dhe vazhdojnë hetimet, duke i shtyrë hetimet dhe duke, u bërë presion shumë qytetarëve në këtë protestë, duke i thirrur herë pas here, në polici.

 Ju kanë ndodhur, që qytetarët fierakë, që vijnë për protesta në Tiranë, të ushtrohen ndaj tyre presion, kërcënime, të ndalohen, të gjobiten nga Policia e Shtetit?

– Shumë kërcënuese situata është bërë, pas protestave të qytetarëve fierakë, që u bënë dy ditë rresht ne 8 mars dhe 9 mars, ku Rama erdhi të festonte 8 marsin me gratë e administratës së tyre të korruptuar dhe të degraduar dhe zgjodhi një lokal në periferi të Fierit. Vazhdon ky presion dhe shantazh edhe tani. Në një nga protestat e radhës, në Tiranë, arrestuan 8 qytetarë nga Fieri, në trotuar duke ecur rrugës, pa asnjë shkak, vetëm me arsyen se i pyetën pse keni ardhur në Tiranë? Dhe kur ata u përgjigjen për protestë, menjëherë në mënyrë të dhunshme, i kapën forcërisht duke i hequr zvarrë, për t’i çuar në komisariat. Unë u njoftova në këtë moment dhe duke qenë diku afër vajta menjëherë dhe pashë një skenë të denjë për bandit dhe jo për punonjës policie, dhune e pa shembullt dhe pa kurrfarë arsye, mbi qytetarë të thjeshtë dhe të pa mbrojtur. Aty ishte dhe rasti kur unë u prezantova dhe u mundova t’iu shpjegoj se pse duhet t’i dhunonin qytetaret, dhe i thashë djalit tim të filmonte gjithë skenën, dhe filmoi, por një nga punonjësit e forcave operacionale i quajtur Kreshnik Alia, që sipas shumë të dhënave, në shumë raste humbet kontrollin, e sulmoi djalin tim, bashkë me tre punonjës me uniforme, për ti marrë telefonin e goditën por nuk mundën të merrnin telefonin, që tani është provë e gjallë e degradimit të policisë së Ramës. është bërë kallëzim penal, për këtë punonjës dhe për tre punonjësit e tjerë me uniformë që bashkëpunuan.

Ju, a keni krijuar databazë, me faktet konkrete të dhunës, kërcënimeve dhe gjobave, padive penale me emra konkretë nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve fierakë që protestojnë?

– Po ne kemi databazë të saktë, për çdo gjë, për të gjithë veprimtarin tonë dhe për të gjitha shkeljet e policisë së Ramës. Janë 84 qytetarë fierakë nën hetim. Shumë prej tyre u arrestuan dhe pasi u mbajtën nga 3 dite në birucat e policisë, janë lënë me detyrim paraqitje nga gjykata. Vazhdojnë çdo ditë, të marrin në telefon, shumë qytetarëve u dërgojnë fletëthirrje, për tu paraqitur në polici dhe si për ironi të fatit, datën për tu paraqitur e vendosin në ditët kur ka protestë në Tiranë, për ti penguar dhe për ti trembur. Veprimet e tyre janë të turpshme, të dënueshme dhe patjetër veprime të dëshpëruara, të një policie të korruptuar dhe militante e partisë së Rilindjes, pasi nga Partia Socialiste nuk ka mbetur asgjë. Në mes të protestuesve të arrestuar në protestë kundër Ramës në Fier kishte dhe nga ata që ishin votues të PS, të zhgënjyer dhe të varfëruar nga Rama dhe Rilindja.

Pse qytetarët fierakë do të protestojnë në 13 prill? 

– Gjendja ekonomike është e mjerueshme. Janë me qindra familje, që nuk kanë asnjë të ardhur, janë të papunë, pa ndihmë ekonomike, të përjashtuar dhe nga ajo ndihmë simbolike që merrnin, pasi kanë një televizor të përdorur në shtëpi. Turp. Çmimi i energjisë më i larti në rajon, pamundësi për të paguar dhe shumë familje në Fier, sidomos në zonat rurale, kanë muaj të tërë, pa energji pasi jua kanë prerë, se nuk e paguajnë dot. Çmimi i ujit i papërballueshëm dhe dhe shumë herë aforfe me fatura të fryra, dhe jo furnizim i vazhdueshëm, është ujë aspak i pijshëm dhe, shumë i pistë. Shumë të rinj nga Fieri, janë larguar dhe vazhdojnë të largohen, pasi nuk munden të ingranohen dhe nuk gjejnë mbështetjen e nevojshme, qofshin këta dhe të mirëshkolluar. Pensionistët, janë më të diskriminuarit, po tallen me ta, pensionet e tyre, as faturën e energjisë nuk paguajnë dot. Po a nuk duhet të protestojmë për çmimin e naftës që është më i larti në rajon, kur vendburimet e naftës tek ne janë nga më të bollshmit në rajon dhe më gjerë. A nuk duhet të protestojmë për tarifat e larta dhe të papërballueshme të studentëve, fëmijëve tanë? A nuk duhet të protestojmë për investimet që bëhen, pa transparencë, duke vjedhur pjesën më të madhe të vlerës? A nuk duhet të protestojnë qytetarët fierakë për fasadat e lyera, mbi suvatë e vjetra që po bien copa copa dhe kanalet e ujërave të zeza në lagje të qytetit janë të bllokuara dhe shumë lagje janë me gropa septike? Po për shërbimet që qytetarët nuk i kanë asnjëherë në kohën e duhur, por i lodhin dhe i telendisin shpesh herë dhe duke i ofenduar? Po për zonat rurale, që me reformën territoriale, i lanë në mëshirë të fatit, duke i harruar fare?

Çfarë ka ndryshuar nga PD-ja e 2005 – 2013, sot, që ajo të fitojë mirëbesimin e elektoratit për të qeverisur?

-PD është forca politike, më progresiste në vendin tonë. Në këto 6 vite opozitë PD dhe Kryetari Basha, kanë treguar se dinë të ndryshojnë, dinë të reflektojnë, mbi gabimet dhe para se gjithash të kuptojnë dhe të jenë pjesë e problemeve dhe halleve të qytetarëve. Denoncimi i çdo afere korruptive të qeverisë. Denoncimi i kanabizimit të vendit. Denoncimi i deputetëve dhe kryetarëve të bashkive te korruptuar dhe nxjerrja e tyre jashtë sistemit, si rezultat i ligjit të dekriminalizimit, ligj, që si rrallëherë, i iniciuar nga opozita. Dhe se fundmi dorëzimi i mandateve, si kërkesë e qytetarëve shqiptarë dhe bashkimi me hallet e tyre, tregon qartë, se PD është e vetmja forcë politike në Shqipëri, serioze dhe garante për një Shqipëri si gjithë Evropa.

 

Intervistoi Jakup B. GJOÇA