Luan Baçi: Katastrofa Subashi dhe hajduti Rama vazhdojnë të falimentojnë çdo biznes në Fier

62

Kreu i PD-së, Fier, Luan Baçi, ka denoncuar falimentimin që kreu I bashkisë Subashi dhe kryeministri Rama po u bëjnë bizneseve në këtë zonë. “Plazhi i Semanit, i vlefshëm për banorët e zonës dhe qytetarët e Fierit është edhe mundësi punësimi për ta. Kanë vite që investojnë, në këtë plazh, për të punuar gjatë stinës së verës, që të sigurojnë disa të ardhura për familjet e tyre dhe në këtë mënyrë sigurojnë dhe shërbim ndaj qytetarëve të Fierit për të vizituar këtë plazh shumë të veçantë. Çdo vit ka qenë me probleme të shumta, me mungesë uji, mungesë energjie, rrugë e dëmtuar, kontrolle tatimore të shtuara, si grabitës ordiner, pasi në sezon, ka bum të ardhurash, sipas tyre dhe kujdesen për xhepat, e veta prej hajdutësh. Por ky vit, jo vetëm që i ka të gjitha këto problematika dhe akoma më të shtuara, por çështë më e keqja, është akoma i bllokuar dhe pa asnje shpresë që banorët që kanë ndërtuar këto biznese, të fillojnë nga puna. Pa pergjegjshmëria e Subashit të emëruar të bashkisë Fier, i ka lënë të izoluar. Problem shumë i madh, hapja e argjinaturës së kanalit kryesor, për shkarkimin e ujrave. Çdo vit ky veprim bëhej, në fillim të muajit maj, tani jemi ne mes të korrikut dhe vazhdon situata e bllokimit. Bashkia dhe Subashi, ja hedhin topin Ministrive, këto të fundit ju thon e di Subashi. Tallje dhe gënjeshtra me dhjetra biznese, që kanë investuar lekët e tyre dhe jo vetëm kaq, por ju kanë marrë edhe detyrimet tatimore në bashki dhe pa turp, si të pafytyrë që jane vazhdojnë, të mos reagojnë. Kanë ditë që këto biznese, i jane drejtuar, bashkisë, ministrisë, por askush nuk përgjigjet. Shikoni shkretëtirën, që është tani në plazhin e Semanit, braktisjen totale, që u ka bërë bashkia dhe qeveria, kësaj zone dhe këtyre banorëve. Bashkiakët hajdut dhe qeveritarët e korruptuar, janë me xhepa plotë dhe kanë ikur me pushime, në hotele relaxi dhe bizneset, në Seman dhe banorët e saj, presin që hajdutët bastardë, të stabilizojne situatën. Zgjidhja është vetem një, largimi i tyre i menjëhershëm, largimi i Ramës, largimi i Subashit, largimi i Rilindjes së korruptuar. Zgjidhje me këta bastardë në drejtim nuk ka”, shprehet Luan Baçi.