Lu takon ministren Gjosha: “Mbështesim Shqipërinë në Bashkimin Europian”

315
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Sipas zyres se shtypit, ministrja Gjosha shprehu vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se edhe përkushtimi i ambasadorit Lu do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. ministrja Gjosha e falenderoi ambasadorin për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.
Ambasadori Lu u shpreh se vlerëson përpjekjet që po bën Shqipëria për t’u zhvilluar dhe për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ambasadori theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë.