Lu dhe Vlahutin nën akuzë për Vetting-un

362
Sigal

Donald  Lu dhe Romana Vlahutin, janë larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira. Një ditë para se të largohej nga Shqipëria, Vlahutin tha se këto katër vite shërbimi në Shqipëri kishin qenë një dhuratë e çmuar për të. Thuajse të njëjtën përshtypje  ndan edhe ambasadori Donald Lu, i cili tha në intervistën e tij të fundit, se ishte dashuruar qysh ditën e parë me Shqipërinë. Ata u larguan duke marrë me vete suksesin e madh për miratimin e Reformës në Drejtësi duke e quajtur  të përmbushur misionin e tyre në Shqipëri. Por qytetarët shqiptarë janë zhgënjyer nga reforma. Anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë nuk janë siç u premtua. Në këto instiucione,  ka të akuzuar për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si prokurorë, apo gjyqtarë, apo që vijnë nga gjyqet politike  të  kohës së diktaturës, ka falsifikues  dokumentesh që nga shkarkimet prej detyrës, e deri tek certifikatat e gjuhës angleze. Ka pak profile të pastra që vijnë nga një karrierë  profesionale e pa cënuar, nuk ka nga ata që vijnë nga shkollat e Perëndimit, ashtu siç pati premtuar kryeministri. Ka anëtarë të komisioneve  të vetting-ut që sot janë nën akuzë për fallsifikim  dokumentesh, çka cënon  rëndë  besimin e publikut tek institucionet e reja të drejtësisë