LSI, Vasili: Mbështesim deklarata e ambasadorit Donald Lu, i tregoi kriminelët me gisht

443
Grupi parlamentar i LSI-së i mbështet deklarata e forta të bëra nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim sapo përfundoi mbledhjen e tij e cila mori në shqyrtim jo vetëm zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë dhe axhendën e tij por njëkohësisht dhe disa zhvillime të rëndësishme të jetës politike në vend. Së pari dua tu informoj që grupi mbështet plotësisht nismën e deputetit të qarkut të Dibrës, Z.Përparim Spahiu lidhur me projektligjin e propozuar nga ai për statusin e minatorit. Një çështje kjo e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe tepër delikate e cila si e tillë do të ketë mundësinë që të komunikohet nga vetë deputeti në një dalje me mediat në ditët që vijojnë dhe që do të pasojë edhe me mbrojtjen e kësaj nisme në Komisionin Përkatës të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Gjithashtu Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim shqyrtoi me shumë vëmendje në mënyrë të veçantë qëndrimet e sotme të Ambasadorit Amerikan Z. Donald Lu, lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. Dhe ndamë të njëjtin shqetësim me atë të Ambasadorit Amerikan lidhur me këtë çështje e cila po kompromenton jo vetëm imazhin, jo vetëm sigurinë dhe stabilitetin e vendit, dhe të rendit publik por njëherazi dhe sigurinë e jetës së çdo qytetari. Ne e kemi debatuar fort dhe për këtë arsye dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj. Monika Kryemadhi i është drejtuar Ambasadorit Lu dhe Ambasadores Vlahutin lidhur me çështjen e Vetitngut pasi pa një Vetitng të pavarur me integritet të lartë nuk mund të ketë në asnjë mënyrë një luftë efikase ndaj krimit të organizuar. Pasi një drejtësi e kapur nuk do mund ta kryente kurrë këtë dhe e kundërta do të ndodhte, do të kishim një rëndim akoma më ekstrem të situatës së vendit dhe një rrëshqitje të saj në një drejtim krejtësisht të paparashikuar dhe tepër të rrezikshëm. Kjo është arsyeja që debatuam fort edhe në sallën e Kuvendit. Pikërisht për këtë arsye I jam drejtuar dhe publikisht Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që ata të ushtrojnë ndikimin e tyre dhe fuqinë e shteteve që ata përfaqësojnë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësisë së Shteteve Europiane për të imponuar maxhorancën, e cila me arrogancë dhe e kapur bëri veprimin e fundit për kapjen e Vettingut nëpërmjet vendimeve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë. U kam kërkuar dy ambasadorëve të nderuar që ata të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre për ti kthyer mbrapsht këto vendime, për ti rishikuar dhe për ta çliruar Drejtësinë dhe Vettingun nga kapja. Në asnjë mënyrë, kjo situatë tepër e rëndë e krimit, e trafiqeve të drogës, të cilët ushqejnë krimin e organizuar dhe anasjelltas, ai I mban gjallë dhe I mbështet si krah I armatosur ato, nuk do mund të luftohen në asnjë rast, në rast se drejtësia shqiptare dhe pastrimi I saj nëpërmjet Vetingut nuk do të ndodhë, pasi Vettingu kapet nga qeveria shqiptare. Dhe gjithçka që është investuar për Vetingun, ka qenë për të investuar një Vetting tërësisht të pavarur, me integritet të lartë, profesional, moral dhe ligjor e cila do të garantonte këtë proces dhe të ardhmen e shqiptarëve. Është akoma në kohë që të rishikohen dhe të kthehen mbrapsht këto veprime të turpshme dhe skandaloze, provë e një kapje të pacipë të Vettingut nga maxhoranca. Nuk ka më kohë as për të heshtur, nuk ka më kohë as për të qëndruar pasiv. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, ne nuk do të bënim asgjë tjetër, por Shqipërinë do ta linim në dorë të këtyre bandave, të cilat janë në dritën e diellit dhe të cilat sot Ambasadori Amerikan pati meritën e madhe që ti tregojë me gisht. Ai tregoi të gjithë banditët me radhë, u kujdes të mos nominonte vetëm Kryebanditin, I cili dihet se cili është. Pasi kryebanditi ka emër dhe është pikërisht ai që nuk I lufton bandat, I cili e inkurajon policinë që të mos merret me punën e saj, por të mbledhë vota, që të mos luftojë trafikun e drogës, por ta inkurajojë dhe ta drejtojë atë. Dhe pikërisht për këtë arsye, sot jemi më të shqetësuar se kurrë. Ky shqetësim tashmë është I qartë se ka kaluar dukshëm kufijtë e Shqipërisë, ka kaluar dhe oqeanin dhe ndodhet më së fundmi në një vëmendje shumë të madhe të vendeve mike, por edhe të shërbimeve partnere, të cilët unë e nënvizova edhe në sallën e Kuvendit, për ti dhënë njëherë e përgjithmonë kësaj situate nga më të rëndat që vendi ka përjetuar ndonjëherë, dhe që e cila mund të zgjidhet dhe mund të marri rrugën e duhur vetëm kur instrumentat ligjor, ku Vettingu është një I tillë, mund të funksionojnë të pavarur dhe të pakapur as nga qeveria dhe as nga krimi I organizuar. 
Sigal