LSI, Spahiu: Shqipëria vendi më i varfër në Evropë, ka shpenzimet më të larta për ushqime

577
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI Përparim Spahiu thotë se sipas Eurostat Shqipëria renditet me shpenzimet më të larta për ushqime në Europë duke ia kaluar edhe Kosovës. Spahiu thotë se sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime.
Statusi i plote:
Mirmëngjes vëndit më të varfër në Europë.
Me sukses, dhe diferencë, ja kalojmë Kosovës (10 vjet shtet) por dhe rajonit.
E thotë Eurostat, ku Shqipëria renditet me shpenzimet më të larta për ushqime në Europë.
Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi.
Kjo tregon dhe sa të ulta janë të ardhurat reale në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe shkon për nevojat bazë.


Sigal