LSI publikon pamjet: Si në mesjetë, Sukthi i përmbytur (VIDEO)

188
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim publikon pamjet nga Sukthi i përmbytur totalisht. Brenda pak ditësh banorët janë përmbytur për të dytën herë, ndërkohë që qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Rexhina Leka anëtare e Kryesisë së LSI Durrës në një postim në Facebook thotë se banorët nuk e meritojnë këtë trajtim.

“Sukthi i përmbytur. Familjet e thjeshta nuk i meritojnë këto kushte. Jemi në shekullin e 21-të e jo në mesjetë. Aspirojmë për në BE e jo të vazhdojmë në këto kushte arkaike çnjerëzore. Më 25 prill çdo votë duhet të shkojë kundër “Rilindjes” autores së kësaj braktisje ndaj banorëve dhe familjeve të thjeshta”, shprehet në denoncimin e saj, Rexhina Leka anëtare e Kryesisë së LSI Durrës.