LSI propozon ndryshimet në paketën fiskale, Vasili: Të krijohet një shtesë në buxhet, 2 miliard lekë për rimbursimin e barnave për të sëmurët me Covid

42
Sigal

LSI ka propozuar ndryshime në paketën fiskale për vitin 2022 që po diskutohet ditën e sotme në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga foltorja e Kuvendit nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i propozoi mazhorancës një fond shtesë me vlerë 2 miliardë lekë që do t’i vijë në ndihmë të sëmurëve duke rimbursuar ilaçet për të prekurit me Covid.

Në nenin 1, të shtohet pika “Të krijohet një shtesë në buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë me vlerë 2 miliardë lekë me destinacion rimbursimin e barnave për të sëmurët me Covid19”, thuhet në propozimin e LSI-së.

“Me shifrat zyrtare rastet janë rreth 200 mijë raste të trajtuar me rimbursim sipas shifrave zyrtare 8 mijë e pak persona për një vlerë 300 mijë dollarë.

Kostoja ka shkuar rreth 1 mijë dollarë për person, kemi humnerë për atë që shpenzojnë qytetarët dhe ata që jep ndihmë shteti.

Nga gushti deri në nëntor janë rreth 60 mijë raste të reja infektimesh. Secili rast i çdo lloj forme kërkon trajtim mjekësor. Shumë qytetarë kanë pasoja afatgjata nga Covid.

Mbështetja është 18 milionë euro më pak nga 1 km rrugë për të ndihmuar mijëra e mijëra të sëmurë. Në pikun e pandemisë numri ka qenë më i ulët. 600 raste të reja në ditë i thonë qindra mijëra milionë dollarë në vit që nuk mbështet askush”, tha Petrit Vasili.

LSI propozon ndryshimet në paketën fiskale, Vasili: Të krijohet

LSI propozon ndryshimet në paketën fiskale, Vasili: Të krijohet