LSI pranon rezultatin, Vasili: Nga sot shqiptarët do kenë opozitën e vërtetë

477
Lëvizja Socialiste për Integrim ka pranuar zyrtarisht humbjen duke dalë në opozitë pas 8 vitesh në qeveri.
Kreu i LSI-së Petrit Vasili tha se nga sot shqiptarët do kenë opozitën e vërtetë që iu ka munguar. Ai falënderoi më shumë se 230 mijë votues që i besuan LSI-së, duke thënë se kjo forcë do jetë zëri i shqiptarëve.

“Në radhë të parë dhe mbi çdo gjë jam këtu që në përfundim të zgjedhjeve të 25 qershorit të falënderoj pafundësisht mbi 230 mijë votues shqiptarë, mijëra e mijëra të rinj që ishin dhe lajtmotivi dhe forca themelore një fushatë të vështirë dhe mijëra burra e gra që jo vetëm votuan LSI-në por më shumë se ka për t’i ngarkuar asaj një mision, që do të thotë bërjen e Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend. Kjo nevojë historike rrjedh nga një shkak madhor sepse zgjedhjet e 25 qershorit, me një fushatë terrori, në krijimin e një krimi të tillë 230 mijë votat ishin pikërisht goditja më e rëndë për këtë strategji dhe krimi i asaj rruge ku do të ecë Shqipëria dhe pas 4 vitesh mijëra shqiptarë do kenë zërin e tyre në parlamentin e Shqipërisë”, deklaroi Vasili.
Sigal