LSI mblidhet për pr.buxhetin 2016, Meta: Procesi i dekriminalizimit të mbyllet sa më shpejt

435
Lëvizja Socialiste për Integrim është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar dhe miratuar projektbuxhetin e kësaj partie për vitin 2016. Kreu i LSI në fjalën e tij është ndalur tek rëndësia e transparencës s i takon financimit të partisë, shpenzimeve dhe organizimit.
Meta theksoi ndërkaq rëndësinë e procesit të dekriminalizimit, si dhe disa masa të vendosura sa i takon përfaqësimit politik.
“Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama, jemi mbledhur për të diskutuar dhe miratuar projektbuxhetin e LSI për 2016. Duke qenë se çështja e transparencës së procesit politik të financimit të partive, edhe transparenca në përgjithësi sa i takon përfaqësimit politik është një çështje e ndjeshme e opinionit politik është me rëndësi; do t’i prezantoja disa masa.
Lidhur më financimin e partisë për aktivitetet e saj publike, duam të japim një përgjigje të qartë e të drejtpërdrejtë. Çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë tarnsparente dhe pulbike nga cilido që ka interes të jetë i informuar. “Financat dhe buxheti i LSI” do të jetë një dritare në faqe e LSI për t’u informuar çdo i interesuar, meqë kemi qenë të sulmuar së fundmi.
Do të bëjmë publik projektbuxhetin e partisë nisur nga kjo mbledhje.
Do të bëjmë publike shpenzimet dhe burimet e çdo aktiviteti te saj, jo më vonë se 2 ditë nga organizimi i tij.
Jemi në një situatë, ku një ndër fjalët më të përmendura është dekriminalizimi është e qartë se LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe distancohet nga çdo individ me të shkuar kriminale në radhët e saj apo që synon të aderojë në LSI. Ne jemi të angazhuar për ta përshpejtuar këtë proces, për t‘i hequr vendit tonë një njollë.
Pavarësisht nga ndryshimet që do pësojë apo jo Kodi Zgjedhor do të respektojë barazinë gjinore me të paktën 50 %.
Ndërkaq do të ketë një përfshirje më të madhe të të rinjve”, tha Meta.
Sigal