LSI Korçë, Felah : Vithkuqi është lënë në harresë nga bashkia dhe qeveria

246
Sigal

Zëdhënësja e LSI-së Korçë, Brisilda Felah deklaroi sot se fshati Vithkuq është lënë në harresë totale nga qeveria dhe Bashkia Korçë.

“Në fshatin Vithkuq ka javë që banorët përballen me mungesën e energjisë elektrike,e cila ndërpritet shpesh gjatë ditës dhe natës, duke e lënë gjithë zonën në errësirë, me orë të tëra.

Banorët i paguajnë faturat e energjisë elektrike muaj për muaj,por këto lekë e kanë një destinacion, në xhepin e kryetarit dhe oligarkëve të preferuar të bashkisë.

Jemi në shekullin e 21-te, por në Vithkuq falë neglizhencës së Bashkisë Korçë është rikthyer “kandili”, pasi rrjeti i gjatë prej 45 kilometrash është i amortizuar duke sjellë probleme në furnizim me energji 24 orë. Në asnjë vend nuk ndodh të dëmtohet gjithë rrjeti energjitik dhe për këtë të mos kujdeset askush nga pushteti qëndror dhe ai lokal. Për këtë problematikë,është vënë në djeni në rrugë zyrtare Bashkia Korçë ,por si gjithnjë ato shkresa flenë në sirtarin e kryetarit të paaftë të ndërmarrë ndonjë veprim për zgjidhjen e këtij problemi që ka vite prezent në Vithkuq.

Njerzit puntorë, bujarë, mikpritës të këtij fshati, nuk kërkojnë asgjë të pa arritshme sepse janë të rregullt me faturat,ata kërkojnë thjesht,”DRITËN” , për të jetuar si gjithë të tjerët. E ndërkohë që banorët janë në përpjekje të ethshme për zgjidhjen e problemeve,Bashkia Korçë është në përpjekje të ethshme duke bërë pazare të llumta sesi mund të bëjnë vjedhjen e radhës,apo fitimit të ndonjë tenderi me shifra të majme. Prandaj boll e lejuam që një kryetar neglizhent dhe “Vegël I Pushtetit”, të braktisë problemet e banorëve.

Kjo zonë turistike nuk meriton të braktiset dhe të lihet në “Terr”.

Në 25 Prill, populli me votën e tyre do të shporrë këtë qeveri shërbëtore të oligarkëve,që vetëm mashtron, vjedh,dhe shkatërron”, shprehet zëdhënësja e LSI-së Korçë, Brisilda Felah.