LSI: Kontroll mjekësor Ramës, nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore

524
Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur sot kryeministrin Edi Rama, bashkëkryetar i koalicionit me këtë forcë politike për thirrjet e drejtuar punonjësve të policisë pak ditë më parë nga Kuçova.

Por përveçse thotë se këto deklarata janë të paligjshme dhe se Rama ka shkelur Kushtetutën, LSI kërkon edhe kontroll mjekësor të Kryeministrit për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht që të kryejë detyrën.

“Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri. Në lëto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike”, deklaron LSI.
Sigal