LSI kërkesë zyrtare për pezullim të financimit të PPP për laboratorët

473
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrimm Petrit
Vasili ka dalë zyrtarisht kundër Qeverisë për dhënien me koncesion të
laboratorëve spitalorë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një kërkese drejtuar
kryetarit të Kuvendit, Vasili kërkon që të pezullohet financimi prej 8 milionë
Euro për partneritetin publik-privat që është parashikuar në buxhetin e vitit
2017.

Kreu i grupit të LSI kërkon që ky
fond i parashikuar për dhënien me koncesion të laboratorëve, të përdoret për
projekte të tjera.

Dhënien me koncesion të
laboratorëve nga ministri Ilir Beqaj e kundërshtuan edhe mjekët, të cilët
pak ditë më parë dolën në protestë.