LSI Elbasan, Sindi Laloshi : Është koha që të rinjtë ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre!

753
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sindi Laloshi, anëtare e Kryesisë së LSI Elbasan ka treguar për problematikat që hasin të rinjtë e sotëm në fushën e arsimimit.

“Një vit i plotë ka shkuar dëm nga studimet tona duke lënë mangësi. Kë të fajsojmë për këtë? Tia drejtojmë gishtin vetes sonë apo platformave të cilat për shumë universitete nuk u mundësuan ? Tia drejtojmë gishtin fletoreve tona që nuk shënuam dot asgjë, apo profesorëve të cilët nuk ishin prezent gjatë leksionit sepse nuk kapen orarin? ‘’ – shprehet ajo në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë :

Sindi Laloshi
Anetare e Kryesise se LSI Elbasan
Eshte koha qe te rinjte ta bejne Shqiperine shtepine e tyre!
Pasi mbarojme gjimnazin mezor presim te hapim dyert e nje “rruge” te re e cila eshte e projektuar per te na cuar ne drejtimin e duhur, ne punen qe do te na shoqeroje pergjate gjithe jetes dhe prej te ciles do mund ta mundesojme ate. Por cfare te presesh nga keto “rruge” ajo, nga njerezit qe e mirembajne nuk jane te qarte sesi funksionon ajo, sidomos ne kete kohe ku jemi pjese e nje gjendje te jashtezankonshme globale. Nje vit i plote ka shkuar dem nga studimet tona duke lene mangesi. Ke te fajsojme per kete? Tia drejtojme gishtin vetes sone apo platformave te cilat per shume universitete nuk u mundesuan ? Tia drejtojme gishtin fletoreve tona qe nuk shenuam dot asgje, apo profesoreve te cilet nuk ishin prezent gjate leksionit sepse nuk kapen orarin? Ne nje kohe ku cdo gje po kanalizohet ne platformat online, ne Shqiperi egzistojne ende qytete dhe fshatra ne te cilat jetojne mendje te rinjsh gjeniale, dhe ne pamundesi per te perballuar kostot e larta te mesimit apo aofte dhe te pasurit nje laptop, sot ata nuk futen dot ne leksione. Po ashtu ne vendin tone, ka ende qytete dhe fshatra tek te cilet interneti nuk ekziston, aq sa dhe dritat nuk shkojne. Si mund te neglizhohet rinia e cila eshte celsi i se ardhmes per cdo vend? Si mund te lihemi ne pas dore duke na lajmeruar dy dite perpara fillimit te shkolles, se serish do perballeshim me mesimin online? Pas cdo qeraje te paguar, pas cdo qindarke te shpenzuar ne rruget qe kemi bere cdo dite per ne shkolle, shtepi e shume te tjera… pse nuk duhet te shkojme ne, studentet, ne sallat e universiteteve nderko femijet dhe adoleshentet jane cdo dite pjese e nje mesimi te rregullt. Po ato universitete te cilat arriten te bejne mijra plane sesi te mund ti menaxhonin studentet e tyre neper auditoret e medha, duke respektuar cdo rregull… po ato pse nuk u degjuan? Pse u neglizhuan deri ne diten e fundit ? Nga gjithe keto problematika te cilat jane permenduar, te cilat jane vetem fillimi, a nuk tregon sesa te drejte paskan ata te rinjte shqiptare te cilet largohen per te gjetur nje te ardhme me te sigurte?! Eshte momenti te degjohet fjala e te rinjve, momenti te shikohen planet e mendjeve te cilat duan te ecin perpara me dinjitet dhe zgjuarsi. Eshte koha te bejme te bejme Shqiperine shtepine tone.