LSI Elbasan, Ermir Gjinishi: Pas 25 prillit, Elbasani s’do jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri

416
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi ka zhvilluar takime me banorë të qytetit të Elbasanit, nga ku i premton qytetarëve se pas 25 prillit Elbasanit, s’do jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri.

“Elbasani ynë është djepi i arsimit, kulturës dhe qytetarisë. Elbasani është zemra e korridorit të 8-të. Është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim.”,- shprehet Gjinishi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani!
Pas 25 Prillit Elbasani sdo jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Nuk do të jetë më qarku me papunësinë dhe emigracionin më të madh në vend.
Nuk do të jetë më qyteti i kronikës së zezë.
Elbasani ynë është djepi i arsimit, kulturës dhe qytetarisë.
Elbasani është zemra e korridorit të 8-të.
Është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim.
Së bashku, për Elbasanin, për rininë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për amanetin e të parëve, lulishten e trëndafilave dhe vendin ku këndojnë bylbylat.
#Shqipëria shtëpia jonë.