LSI e Durrësit, dhurata simbolike për çdo fëmijë në Ditën e tyre

490
Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës ia ka kushtuar ditën e djeshme fëmijëve të këtij qyteti. E kanë konsideruar si moton e tyre, teksa kanë trokitur derë më derë. “LRI Durrës ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar të trokasë në dyert e qytetarëve për tu shpërndarë atyre dhurata simbolike për fëmijët e tyre. Kjo nismë është vlerësuar nga të gjitha familjet që u hapen dyert, ata shkuan pavarësisht bindjeve politike, duke përcjellë kështu mesazhin se fëmijët nuk i përkasin asnjë ngjyrimi. Vëmendje e veçantë u kushtua nga forumi rinor i LSI-së Durrës ndaj familjeve më në nevojë të qytetit, fëmijët e të cilëve nuk e kanë mundësinë të marrin një dhuratë”, -thuhet në njoftimin e LRI-së Durrës. Kjo nismë filloi në 31 Maj dhe vijoi deri mesditën e 1 qershorit, ku qindra të rinj happen dyert e shtëpive në qytet dhe gjetën mikpritjen që karakterizon familjet durrsake. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, filozofi që LSI e ka pjesë të misionit të saj, të rinjtë tanë happen dyert e 2000 familjeve dhe 3000 të shtrira në 19 lagjet e Durrësit. Më shumë dashuri dhe vëmendje. Dita ndërkombëtare e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë date është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, koincidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive
Sigal