LSI Durrës, Leka : Vazhdojnë mega – skandalet e “Rilindjes”, 900 milionë lekë vetëm për konsulencë

709
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale ditën e sotme, Rexhina Leka, Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës, ka denoncuar sërish skandalet e “Rilindjes”.

“900 milionë lekë vetëm për konsulencë nëse duhen apo jo autobusë elektrikë ndërkohë që shqiptarët jetojnë në mjerim. Vazhdojnë mega-skandalet e “Rilindjes.” Teksa dita e largimit po afrohet sekti korruptiv vazhdon me tendera absurd vetëm për përfitime abuzive.”, – shprehet Leka në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë :

900 milionë lekë vetëm për konsulencë nëse duhen apo jo autobusë elektrikë ndërkohë që shqiptarët jetojnë në mjerim.
Vazhdojnë mega-skandalet e “Rilindjes.”
Teksa dita e largimit po afrohet sekti korruptiv vazhdon me tendera absurd vetëm për përfitime abuzive. Së fundmi Ministrja Belinda Balluku ka shpallur hapjen e tenderit prej 900 milionë lekësh të vjetra me TVSH që do të harxhohen për konsulencë nëse duhet apo jo të vendosen autobusë elektrikë në linjat qytetase dhe ndërqytetase të bashkive Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Autobusë elektrikë në rrugët e Durrësit që përmbyten sa herë që bie shi. Edhe në ditët e saj të fundit “Rilindja” vazhdon me zhvatjen e xhepave të shqiptarëve.
Më 25 prill, të gjithë së bashku, të largojmë qeverisjen e skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit të vendit.
Rexhina Leka
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI