LSI Durrës: Fitorja e madhe është afër

159
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës ka falënderuar sot qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj force politike.

“Ju falenderojmë për mbështetjen Tuaj në çdo hap tonin në rrugëtimin dhe misionin për të çliruar Durrësin dhe Shqipërinë nga qeverisja më e keqe e 30 viteve të fundit.
Ju falenderojmë që ndatë me ne shqetësimet dhe idetë tuaja për një qeverisje të mirë.
Mbi të gjitha Ju falenderojmë për ngrohtësinë dhe inkurajimin Tuaj, për besimin që ka keni dhënë.”,- shkruajnë në mesazhin e tyre grupi i LSI në Durrës.

Mesazhi i plotë i LSI në Durrës:

Të nderuar qytetarë të Durrësit,
Ju falenderojmë për mbështetjen Tuaj në çdo hap tonin në rrugëtimin dhe misionin për të çliruar Durrësin dhe Shqipërinë nga qeverisja më e keqe e 30 viteve të fundit.
Ju falenderojmë që ndatë me ne shqetësimet dhe idetë tuaja për një qeverisje të mirë.
Mbi të gjitha Ju falenderojmë për ngrohtësinë dhe inkurajimin Tuaj, për besimin që ka keni dhënë.
Besim që nuk do shkelet kurrë por që do jetë gjithmonë energjia jonë për të punuar për një Durrës më të mirë dhe një Shqipëri europiane.
LSI e mban fjalën.
Fjala e dhënë e LSI është fjalë e mbajtur.
LSI do përmbushë çdo premtim dhe do e përmbushë plotesisht misionin e saj për t’ia kthyer Durrësin qytetarëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.
FITORJA E MADHE vjen më 25 prill e do nisë në Durrës dhe do festohet në mbarë Shqipërinë
LSI Durrës
Voto nr.6 Voto LSI
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
#DurresiShtepiaJuaj
#voto6LSI