LSI Durrës, Elona Guri: “Rilindja” neglizhon rrezikun e shëndetit publik, por e ka mendjen të minimizojë humbjen që e pret pas 59 ditësh

153
Sigal

Me anë të një postimi të shpërndarnë në rrjetet sociale, anëtarja e Kryesisë së LSI-së Durrës, Elona Guri, ka denoncuar një tjetër “manipulim”, që qeveria “Rilindase” bën vetëm 2 muaj para zgjedhjeve, duke shpenzuar 137 miliardë lekë për beton dhe asfalt.

“Në vend që “Rilindja” të shpenzojë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në luftën kundër pandemisë shpenzon për ngushtime rrugësh, betonizim dhe asfalt elektoral me cilësi të dobët, jashtë standardeve teknike, duke shkaktuar trafik dhe shqetësime për kalimtarët.”,- shprehet Guri në postimin e saj.

 

Postimi i saj i plotë:

Bashkitë e “Rilindjes” shpenzojnë 137 miliardë lekë beton dhe asfalt 2 muaj para zgjedhjeve.
Në vend që “Rilindja” të shpenzojë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në luftën kundër pandemisë shpenzon për ngushtime rrugësh, betonizim dhe asfalt elektoral me cilësi të dobët, jashtë standardeve teknike, duke shkaktuar trafik dhe shqetësime për kalimtarët.
Bashkia e Durrësit qëndron në krye të listës me 9 procedura të zhvilluara për 15 ditë me fond prej 350 milionë lekësh.
“Rilindja” neglizhon rrezikun e shëndetit publik por e ka mendjen të minimizojë humbjen që e pret pas 59 ditësh.
Nuk ka asfalt e beton që e shpëton nga humbja e thellë.
Nuk ka asfalt e projekt të shëmtuar betoni që mund të mbulojë zemërimin e madh të banorëve të Durrësit të cilët do e shporrin përgjithmonë këtë sekt që e shkatërroi, varfëroi dhe e braktisi Durrësin.
FITORJA E MADHE do nisë në Durrës e do festohet në të gjithë Shqipërinë.
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI