LSI Durrës denoncon koncesionin: ”Furtunë” largimesh nga puna në spital, laboratorët i merr privati

291
Sigal

Epidemiologu Nestor Memsuri, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së LSI-së Durrës, ka denoncuar koncesionin e rradhës të qeverisë ”Rama 2”, që për të ka lënë pa punë shumë bluza të bardha në Spitalin e Durrësit. ”Po aplikohen ndërprerje kolektive të kontratës së punës, gjë që ndalohet me ligj. Shumë bluza të bardha po humbasin vendin e punës. Kontrata e partneritetit publik-privat për shërbimin laboratorik parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë Lekë ose rreth 104 milionë euro për 10 vitet e ardhshme”,-shkruan Memsuri në facebook.

Postimi i plotë

Dhënia me koncesion te privati i laboratorëve të spitaleve po shkakton largime të shumta nga puna të bluzave të bardha. Situatë e rëndë në Spitalin e Durrësit. Po aplikohen ndërprerje kolektive të kontratës së punës, gjë që ndalohet me ligj.

Shumë bluza të bardha po humbasin vendin e punës. Kontrata e partneritetit publik-privat për shërbimin laboratorik parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë Lekë ose rreth 104 milionë Euro për 10 vitet e ardhshme.

Për më tepër kjo ndodh në periudhë pandemie ku bluzat e bardha duhen çmuar dhe vlerësuar më shumë se kurrë e jo të largohen nga puna.  Vlerësoni mjekët dhe jo t’i largoni nga puna pasi çdokush prej tyre ka sakrifikuar dhe ka punuar maksimalisht dhe profesionalisht.

Kontributi i tyre është heroik në këtë betejë të madhe. Nuk duhet të ketë përfitime në dëm të bluzave të bardha dhe takspaguesve shqiptarë në ditët e tyre më të vështira.