LSI, Braimllari: Nesër në protestë me AMT, thirrje policisë të mos pengojë njerëzit

252
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka deklaruar se do të mbështesin protestat e Aleancës Mbrojtjen e Teatrit.

Duke folur nga selia e LSI-së, Braimllari i bëri thirrje policisë që të mos pengojë qytetarët në protestën e ditës së hënë në orën 16:30 që do të mbahet tek ministria e Brendshme

Deklarata e plotë e Endrit Braimllarit:

Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim vendosi qe te mbeshtese plotesisht tubimin e thirrur neser nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ne oren 16:30 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit perballe Ministrise se Brendshme

Kryesia vendosi, te mbeshtes ne menyre te vazhdueshme te gjitha aktivitetet publike te aleances per Mbrojtjen e Teatrit.

Ndaj ju bejme thirrje te gjithe strukturave te LSI, te gjithe simpatizanteve, mbeshtetesve dhe miqve te saj per te marre pjese masivisht ne kete tubim.

I bejme thirrje Policise se Shtetit te mos ndaloje dhe te krijoje incidente pjesemarresve ne tubim.

I bejme thirrje te gjithe qytetareve, vecanerisht te Tiranes qe te marrin pjese masivisht per ti treguar Edi Rames dhe klikes se tij mafioze qe eshte populli Zot I fateve te veta.