LSI ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Durrës: Të ketë rinumërim dhe rivlerësim të votave

165
Sigal

Bazuar në të dhenat dhe rezultatet, të cilat janë pasqyruar pas verifikmit të pamjeve filmike të numërimit të rreth 300 kutive të votimit të QV-ve të Qarkut të Durrësit, rezulton se në 108 kuti votimi të numëruara, nuk është pasqyruar saktë rezultatit i Votimit. Më konkretisht subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë ka një numër prej rreth 204 votash më tepër se rezultati i pasqyruar në tabelën përmbledhëse të Qarku Durrës, ndërsa subjekti politik Lëvizja Socialistë për Integrim rezulton se nga totali i votave të pasqyruara në tabelën përmbledhëse të Qarkut Durrës ka 60 vota më pak, pra vota të cilat nuk i janë llogaritur këtij subjekti.

Nisur nga rezultati i shpallur nga KQZ, për ndarjen e mandateve në qarkun Durrës, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim ka 136 vota më pak se sa herësi i 8-të i subjektit PS. Pra, nëse subjektit LSI, i shtohen 136 vota të hequra padrejtësisht, atëherë ajo duhet të përfitojë një mandat në këtë Qark. Referuar rezultatit të nxjerra nga pamjet filmike të rreth 300 kutive të votimit, nga të cilat 108 ose 1/3 e tyre ka rezultate të pasakta, si subjekt zgjedhor me interes të ligjshëm për çdo votë/vullnet të shprehur të zgjedhësit të pretendojmë se votat të cilat do t’i japin mandatin subjektit tonë ndodhen në kutitë e votimit dhe rinumërimi dhe rivlersimi i tyre në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, do të ndryshojnë rezultatin zgjedhor dhe shpërndarjen e mandateve në Qarkun Durrës.