“Loro Boriçi”, Rama: Këtu do mirëpresim komshinjtë Serbë

453
SHKODER – Kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar sot në Shkodër për të inaguruar aty punimet e stadiumit “Loro Boriçi”.
Në këtë aktivitet Rama shoqërohet nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kandidatja e Partisë Socilaiste për bashkinë e Shkodrës Keti Bazhdari.
Duke qënë se Rama do të inagurojë stadiumin i pranishëm është edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 17 mijë tifozësh.
Ndërkohë më 8 tetor pritet që të luhet në këtë stadium edhe ndeshja Shqipëri- Serbi e për këtë arsye pritet të përfundojnë herët punimet.
Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla teksa ka uruar të gjithë qytetarët Shkodranë për stadiumin e ri, e ka quajtur këtë investim si më të madhin e qeverisë shqiptare.
Ndërsa, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u është drejtuar qytetarëve Shkodranë duke u thënë se ndërtimi i stadiumit të Shkodrës është një nga investimet më të mëdha të bëra nga qeveria shqiptare. “Ky stadium ka kushtuar më shumë se ai i elbasanit” është shprehur Duka. Më tej ai ka thënë se impiant modern i këtij stadiumi do të shërbejë për të gjitha ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare duke i dhënë një imazh të ri sportit në vend. 
Kryeministri Rama u shpreh se projekti i stadiumit është mjaft i rëndësishëm pasi do të ndihmojë edhe në ekonominë e vetë Shkodrës. Po ashtu kryeministri premtoi se ky stadium i standardeve të miratuara nga UEFA do të jetë gati për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në 8 tetor.
“E dëgjova Dukën lidhur me të sharat që ka ngrënë nga kjo “tribunë VIP”, nëse mund të quhet e tillë, dhe mund të them se jam gati të bëj një garë me të se kush mund të hajë më shumë të shara. Presidenti i ka ngrënë vetëm nga kjo tribunë, ndërsa unë thjesht po mendoj sesa shumë të shara po më bëjnë vlonjatët, që shohin se stadiumi i dytë i Kombëtares në Shqipëri po bëhet në Shkodër”, tha kreu i qeverisë.
“Jam krenar që po bëjmë diçka për djemtë tanë të ekipit kombëtar, për të cilët shumë drejtues politikë të së kaluarës janë kujtuar vetëm kur ka pasur ndonjë rezultat surprizë. Ndërkohë që, qeveria jonë është e vendosur për të bërë maksimumin për sportin, e veçanërisht për futbollin, pasi këtu shfrytëzojmë raportin dhe marrëdhëniet e mira dhe mirëkuptimin që kemi gjetur me drejtuesit e FSHF-së. Vetëm pak kohë më parë rrezikonim të mbeteshim pa stadium dhe Kombëtarja do të luante jashtë vendit. Ne ia dolëm dhe i dhamë Elbasanit një stadium të standardeve europiane e ndërkombëtare, që u lavdërua prej shumë të tjerësh sapo shkelën në të. E di që ka edhe nga ata që thonë se “ne nuk kemi nevojë për stadiume, por për gjëra të tjera”, por kam bindjen se gjithë këto zhvillime janë gjëja e duhur për të ardhmen. 
Stadiumet janë ekonomi direkte dhe indirekte. Ne jemi të bindur se ky stadium do t’i sjellë Shkodrës shumë më shumë, jo vetëm gjatë ndeshjeve të Kombëtares, por edhe falë vizitorëve që do të vijnë këtu. Mjafton të pyesni sesa fitime ka pasur Elbasani prej një investimi të ngjashëm, prej tifozëve që u dyndën në të dhe turistët gjithashtu. Jam i bindur se stadiumi i Elbasanit, ky stadium këtu në Shkodër, që do të jetë më i bukuri në vend dhe ndoshta edhe në Ballkan, por edhe Parku Olimpik kanë një vlerë shumë herë më të madhe nga sa marrin gjatë investimit. Kemi projekte edhe për 44 terrene të reja sportive nëpër shkolla në të gjithë vendin, për të përmbushur si qeveri angazhimet që kemi marrë. Por mbi të gjitha projekti ynë për sportin do të vijojë, pas Elbasanit dhe Shkodrës, me stadiumin tonë kombëtar në Tiranë. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të vijojmë punën me hapat më të shpejtë të mundshëm, në mënyrë që punimet të mbarojnë në kohë. Kam besimin se Shkodra e meritonte këtë stadium, për më tepër për shkak të emrit që mban ky impiant. E nëse dikush sot nga Facebook-u mund të pyesë se kush është ky Loro Boriçi, mjafton të themi se nëse futbolli në botë e ka origjinën nga Anglia, këtu në Shqipëri futbolli e ka origjinën nga Shkodra”, deklaroi Rama.
“Projekti erdhi në këtë formë pas një punë te madhe se është projekt inovativ. Tribunat e ndara janë një ide e arkitektit shkodran dhe janë elementë inovativ që do ti shijojmë kur të mbyllet. Objektivi është ta realizojmë në kohë. Koha është e shkurtër dhe unë dua që të punojmë fort.Në stadium do të jetë edhe muzeu i Vllaznisë për ta që sot se dinë kush është Loro Boriçi e pyesin në Facebook për këtë. Futbolli shqiptar e ka origjinën në Shkodër. Atë që nuk bëmë dot si shtet në 20 vite për sportin do ta bëjmë së bashku me realizimin e këtyre projekteve. Në respekt të atyre që i kanë dhënë emrin që ka Vllaznisë duhet ti rikthejmë emrin,” – tha kryeministri Rama. 
Sigal